Albspirit

Media/News/Publishing

FIFA dënon Spanjën? Shqipëria drejt Botërorit ‘Rusi 2018’

Kombëtarja shqiptare ka shanse të mëdha që të jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm në planet. Kuqezinjtë mund të marrin pjesë në Botërorin “Rusi 2018” dhe kjo edhe me ndihmën e FIFA-s. Tensionet rreth referendumit të ardhshëm për pavarësinë e Katalonisë kanë shkaktuar kaos në Spanjë pas paralajmërimit se La Liga mund të mbetet pa Barcelonën. “The Sun” shkruan se nëse Barcelona përjashtohet nga La Liga, atëherë FIFA do të detyrohet të marrë masa të rrepta për kombëtaren Spanjolle, duke bërë që ta përjashtojë për Botërorin “Rusi 2018”. Ky do të ishte një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare që gjendet në grup me Spanjën në eliminatoret e e këtij botërori. Kuqezinjtë do të merrin pjesë në Play Off dhe shanset për të zënë një vend në botëror do ishin të mëdha.

Please follow and like us: