Ish-kandidati i PS var veten në qeli në Hungari
Var veten në qelinë e burgut në Hungari, ish-drejtori i Agjencisë së Mjedisit në Korçë, një ditë pasi u kap me klandestinë. Familjarët presin trupin për ceremoninë mortore. Aleksandër Çela u arrestua nga autoritet e kufirit në Hungari, pasi po organizonte kalimin ilegal të disa klandestinëve që synonin vendet e Bashkimit Evropian. Arrestimi në Hungari erdhi rreth një vit pasi ishte kapur po disa klandestinë nga shteti italian. Arrestimi nga autoritetet italiane solli edhe shkarkimin e tij nga detyra si Drejtori i Agjencisë së Mjedisit. Lajmi për vdekjen e tij të papritur nga familjarët është mësuar vetëm pas mbërritjes së certifikatës së vdekjes 10 ditë pas arrestimit. Sipas të dhënave Çela është vetëflijuar duke u vetëvarur me një lidhëse rrobash ndërsa është gjetur nga autorirtetet e sigurisë së burgut i pajetë. Sipas të dhënave konfidenciale Çela kishte dy javë që ishte në burg në shtetin hungarez pasi dyshohet se ai kishte kaluar njerëz ilegalisht përtej kufirit. Aleksandër Çela është arrestuar nga policia hungareze më datën 27 shtator të këtij viti. Pasi është mbajtur për mëse 12 orë në paraburgim, në datën 28 shtator ora 14:00 ai është gjetur i vetëvarur. Sipas autoriteteve mësohet se fillimisht Çela është gjetur ende me shenja jete në dhomat e paraburgimit, dhe menjëherë është transportuar por ka nderruar jetë rrugës për në spital. Vetëm një ditë më parë familjarët kanë marrë në dorë çertifikatën e vdekjes ku është përcaktuar qartë edhe shkaku i vdekjes së tij. Edhe pse fillimisht të afërmëve u kanë lindur dyshime lidhur me ndonjë vrasje të mundshme në ambientet e paraburgimit nga klandestinët që u kapën bashkë me Çelën, autoritetet hungareze kanë sqaruar se Çela ka qenë i vetëm në qeli në momentin që ka kryer aktin e vetëflijimit. Edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga vdekja e ishdrejtori të Agjencisë së Mjedisit, trupi i tij ende nuk ka mbërritur në Korçë për shkak të procedurave burokratike që zgjasin shumë në kohë në të tilla raste. Kjo ka bërë që familjarët të mbeten ende në pritje për të kryer ceremoninë për përcjelljen për në banesën e fundit të të dashurit të tyre. Për Aleksandër Çelën ky nuk ishte rasti i parë që ai prangosej nga autoritetet. Një vit më parë ai u arrestua në shtetin italian pasi akuzohej se ishte kapur duke kaluar klandestinë sirianë në vendin fqinjë por sërisht këtë vit ai ka përfunduar nsë pranga me të njëjtën akuzë. Arrestimi në shtetin italian u bë gjatë periudhës kur ai ushtronte edhe detyrën e funksionarit publik duke mbajtur titullin e Drejtorit të agjensisë Rajonale të Mjedisit në qytetin e Korçës çka solli edhe shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra.
U shkarkua si kryetar komune 6 vite më parë se s’deklaroi pasurinë
Ish-Drejtori i Agjencisë së Mjedisit, Aleksandër Çela i cili i dha fund jetës me vetë- varje në Hungari, ka qenë kandidat i Partisë Socialiste për Komunën Dardhas në zgjedhjet lokale të vitit 2011, zgjedhje të cilat i fitoi. Por, pas emërimit Çela u shkarkua për shkak se nuk kishte deklaruar pasurinë. Ish-kryetari i Komunës Dardhë për këtë arsye u dënua nga Gjykata e Pogradecit me 100 mijë lekë gjobë. Disa vite më pas kur Partia Socialiste erdhi në pushtet në vitin 2013, Çela u emërua në krye të Agjencisë së Mjedisit në Korçë. Këtë post ai e mbajti për disa vite edhe pse emri i tij u përfol shumë në kohën e emërimit për shkak të problemeve me drejtësië lidhur me shkarkimin e tij si kryetar i Komunës Dardhas. Aleksandër Çela më pas u shkakuar si drejtor i Agjencisë së Mjedisit pas arrestimit nga autoritetet italiane në vitin 2016. Ai u kap nga policia pasi si organizator i trafikimit të disa klandestive nga Siria që synonin të emigronin në vendet perëndimore të Bashkimit Evropian. Ndërsa një vit më pas, Çela u arrestua po për të njëjtën akuzë në Hungari, gjë e cilë solli edhe vetëflijimin e tij në ambientet e paraburgimit./Panorama/