Albspirit

Media/News/Publishing

Suksesi i tij online, Ermali rrëfen të vërtetën: Faqen ma dhuroi një adoleshent

Ermal Mamaqi ka folur për herë të parë për suksesin e tij online. I ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’, bashkë me Eni Eni Çobanin, ata folën gjatë për ‘mbretërit e rrjeteve sociale’. Sipas një studimi të UET, ishin renditur 10 njerëzit më të pëlqyer në rrjetet sociale. Ermal Mamaqi i cili kryeson listën, i ndjekur nga kryeministri Rama, i pyetur nga moderatorja se si ka mundur që ‘tua rrëmbejë vëmendjen’, është shprehur: “Duke postuar humor, gjëra që nuk bezdisin njerëzit. Unë e kapa menjëherë këtë gjë, punësova 2-3 njerëz që kujtdo t’i kthente përgjigje, tu postonte fotot… Unë e vlerësoj online, sepse ishte suksesi im individual, e vlerësoj më shumë sesa televizioni apo shfaqjet në skena të ndryshme, sepse ke një audiencë më të matshme. Unë e konsideroj veten në mes dhe e kam çliruar nga skllavëria se nuk merrem me të. Me administrimin e rrjeteve sociale merret një djalë”- tha Mamaqi. Ndërkohë i pyetur si arriti të bëjë 2 milionë ndjekës në ‘Facebook’, Ermal Mamaqi tha se në vitin 2013 ia ka marrë adresën një të riu i cili e kishte hapur me emrin e tij. “Ka qenë viti 2013 kur unë kam hyrë në ‘Facebook’ dhe dikush kishte hapur një faqe me emrin Ermal Mamaqi dhe hiqeshe si unë. Faqja kishte 10,000 veta dhe në atë moment unë e mora dhe faqja u rrit. Unë gjeta edhe një faqe tjetër me emrin tim dhe në momentin që u vërtetova që isha unë, ‘Facebook’ mi bashkoi fansat. Ai djali ma dhuroi nuk ja bleva faqen që ishte me emrin tim. Ai ishte adoleshent që kishte qejf të postonte. U bënë 2 milionë fansa vetëm duke bërë humor. Çdo njeri që na dërgon foto dhe video ja postojmë”- tha Mamaqi

Please follow and like us: