Albspirit

Media/News/Publishing

Alfons Zeneli: UDHETIM I MBRAME

 

Mbi lumin e athët të një kohe
si fjalë shelgu varet qenia ime.
Ndër ujëra trupi, shpërbërë në jone drite
ndez e fik si sy me mijëra vegime.

Në fund nderet fati-det i njelmët, gri
që m`i perpin, kafshon e mbyt përjetësisht
gjithë gjërat e mëdha që linda me shikim,
por dhe të voglat që i qava bukur trisht.

Please follow and like us: