Albspirit

Media/News/Publishing

Spanja, 5 ditë kohë Katalonjës për të ndarë mendjen për pavarësinë

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy i ka dhënë 5 ditë kohë liderit separatist të Katalonjës që të thotë hapur nëse ka shpallur apo jo pavarësinë.

Në fund të afatit, nëse sqarohet shpallja e pavarësisë dhe Katalonja nuk e tërheq atë, Madridi do të përdorë nenin 155 të Kushtetutës, duke e lejuar atë të pezullojë autonominë e rajonit dhe të imponojë sundimin e drejtpërdrejtë.

Kujtojmë që udhëheqësit katalanas nënshkruan një deklaratë të pavarësisë të martën. Megjithatë, ata ndaluan zbatimin e saj për të lejuar bisedimet me Madridin.

Please follow and like us: