Albspirit

Media/News/Publishing

Francë, përdhunuan dhe zhvatën dhjetëra vajza, burg për bosët shqiptarë të prostituonit

Gjashtë shqiptarë, mes tyre tre femra, u lanë në burg këtë të premte nga një gjykatë në Nisë të Francës. Ata akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion, zhvatur dhe përdhunuar dhjetëra vajza të reja në Nisë dhe rrethina. Të hënën, efektivët e policisë së Nisës shkatërruan një rrjet prostitucioni të drejtuar nga shqiptarë, ndërsa vijojnë hetimet për këtë rrjet me degëzime ndërkombëtare, raportojnë mediat lokale.

6 shqiptarët, të dyshuar si tutorë, u burgosën
6 shqiptarët, që u lanë nën masën e arrestit me burg pa afat, duket se janë turrët që drejtonin rrjetin. Metoda që përdornin tutorët shqiptarë (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga mediat lokale) ishte e njohur për policinë: Ata i vendosnin vajzat në lagje të ndryshme të Nisës për tu prostituuar. Vajzat detyroheshin nga tutorët të jetonin në apartamente me qira në lagjet e varfra përgjatë stacionit hekurudhor Thiers.

Paratë e prostitucionit dërgoheshin në Shqipëri
Fillimisht 17 persona ua arrestuan, tre burra dhe 14 femra mes 26 dhe 40 vjeç. Por gjatë marrjes në pyetje, roli i secilit nisi të bëhej më i qartë. Njëmbëdhjetë femra u lanë të lira në mesjavë, të konsiderua nga hetuesit “viktima të tutorëve të dhunshëm”. Vajzat që shfrytëzoheshin si prostituta shkonin në Nisë nga Bolonja e Italisë, apo edhe nga Toulouse, Parisi e Strasburgu. Gjatë bastisjeve në apartamente, efektivët gjetën 15.000 euro KESH. Transferuat bankare tregojnë se tutorët i dërgonin paratë rregullisht në Shqipëri.

Dhuna
Burrat tutorë, i dhunon ndonjëherë “vajzat e pabindura”, i privonin nga dokumentet e identitetit, ndërsa femrat tutore ishin ato që u vilnin vajzave paratë e fituara nga prostitucioni. Ky rast tregon se si krimi i organizuar shqiptar ka marrë pjesërisht kontrollin e prostitucionit të rrugës, citohet një hetues nga mediat lokale.

Please follow and like us: