Gjykata jep vendimin, arrest për Durim Keçin
jykata e Durrësit ditën e sotme ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Durim Keçit dhe ka caktuar “arrest me burg”, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Seanca gjyqësore ndaj Keçit është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, arrestuar pak ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane. Në nisje të seancës janë parë forca të shumta të policisë dhe RENEA-s, që kishin rrethuar Gjykatën, ku do të dilte Durim Keçi për vlerësim të masës së sigurisë. Mesohet se prokurori ka kërkuar në sallë që arrestimi i tij të quhet i ligjshëm duke kërkuar masë sigurie “arrest me burg”, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Shtetasi Durim Keçi është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge dhe prostitucion. Avokati Ilia Ilia deklaroi se shkresa e Interpolit nuk ka vulë të autoriteteve italiane dhe kërkon që të rrëzohet kërkesa. Por Gjykata pasi dëgjoi palët vendosi ta lërë në masën e arrestit me burg deri në ekstradimin e tij drejt Italisë. Durim Keçi u arrestua më 11 tetor në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë. “Keçi ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale” Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, ” Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike “,” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian” beri me dije policia ne momentin e arrestimit.