Albspirit

Media/News/Publishing

Ana Mehmetaj: Me LDK dhe Rugovën fituan të gjithë shqiptarët

 

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe presidenti Ibrahim Rogova është një histori suksesi për një pjesë të kombit shqiptar, që arriti ta bëjë çështjen shqiptare një problem ndërkombëtar në pesë kontinente.

Më tepër se kaq, duke qenë i orientur më shumë nga administrata amerikane dhe nga Selia e Shenjtë, Rugova pati një dimension kombëtar jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, për shqiptarët në Mal të Zi, për ata në Maqedoni, për shumë të tjerë në ish-Jugosllavi duke shpalosur dhe këmbëngulur për identitetin europian të shqiptarëve në vise etnike dhe jo të tilla.

Është vështirë të thuhet se LDK ka qenë një formacion klasik i skenës politike, më shumë se kjo ajo ishte një forcë politike që përfaqësonte një front të përbashkët të rezistencës paqësore, me përkrahës të shumtë në botën perëndimore dhe me një vokacion të qartë properëndimor.

Pikërisht ky orientim, bindja se shqiptarët i përkasin përherë perëndimit dhe angazhimi drejt kësaj kauze, na bëjnë të gjithë krenarë brenda dhe jashtë Kosovës.

Për fat të keq dhe për egoizmin njerëzor, luftëtarë dhe politikanë të LDK në jo pak raste u bënë pre e eleminimit ndërshqiptar, çka është një njollë e pashlyeshme në historinë tonë, megjithatë ardhmëria jonë na detyron të shohim përpara.

LDK është aktualisht në opozitë, por ky nuk është fatalitet që duhet të trishtojë dhe dekurajojë anëtarët, simpatizantët dhe përkrahësit e saj brenda dhe jashtë Kosovës. LDK i ribëri shqiptarët aleatë të perëndimit, i nxorri nga izolimi mbarëbotëror, çka përbën një bazë të rëndësishme për ringritje në çdo strukturë dhe në çdo qelizë të qënies së LDK.

Please follow and like us: