Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Territori i UBT, modeli i një hapësire ku mësohet

Kryeministri Edi Rama nga Universiteti Bujqësor i Tiranës me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, deklaroi mëngjesin e sotëm se vizitoi kantierin e hapur në territorin e universitetit, duke u shprehur i pakënaqur me ecurinë, pasi tha se ka ende shumë për të bërë.

Ai shtoi se rektori dhe dekani janë të kënaqur për aq sa mundësitë kanë qenë, por nënvizoi se bindja e tij është se territori i një universiteti duhet të jetë modeli më i shkëlqyer i një hapësire ku mësohet dhe një oaz i mrekullueshëm ku natyra njeriu dhe pastaj të gjithë infrastruktura e ndërtuar të jenë në harmoni të plotë së bashku.

“Para një viti ishim këtu dhe nuk u besoja syve se çfarë katrahure dhe hataje ishte kjo hapësirë. Me një ndërhyrje të parë është krijuar një bazë për të vendosur pak rregull dhe për të marrë pak frymë. Shpronësimet janë të domosdoshme dhe ne do i bëjmë një orë e më parë dhe ne këtu nuk do të bëjmë asnjë aktivitet që nuk është në harmoni të plotë me jetën universitare dhe të shëndetshme shëndetësore”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se në Universitet nuk mund të ketë më shumë kafene se klasa, edhe pse sot ka më pak tha ai, pasi janë shembur një pjesë të konsiderueshme, por nënvizoi se ka ende një sërë strukturash që ose duhen shembur ose duhet ti kthehen Universitetit.

Rama tha se në Universitet duhet të ketë vetëm studentë, pedagogë dhe të ftuar prej tyre, askush tjetër nuk mund të hyjë si një udhëkryq pa rend dhe qetësi.

“Këtu ka shumë për të bërë dhe ne do ju qëndrojmë shumë pranë do jem në komunikim me rektorin dhe pedagogët por dhe studentët nëse kanë ide për ta kthyer këtë territor në një oaz ku faktikisht të bëhen këtu më parë gjërat që me tej duhen bërë përtej mureve të universitetit. Ky universitet prodhonte, ishte bazë prodhimi dhe shitje. Provoheshin këtu dhe më tej merreshin nga bujqit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se UBT i ka të gjitha mundësitë të bëhet një bazë produktesh dhe konsulenti më i rëndësishëm strategjik i qeverisë.

“Nuk kemi pse harxhojmë para nga buxheti i shtetit për të blerë konsulenca në treg, ne konsulencat mund ti blejmë këtu”, deklaroi Rama.

Please follow and like us: