Policia e Fierit mohon akuzat e kreut të PD
Pas denoncimit të kreu të PD-së Lulzim Basha për fshehjen e një ngjarje nga policia ka reaguar policia e Fierit.
Bëhet fjalë për nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite. Në denoncimin e Bashës, thuhej se pas kësaj ngjarje fshihej “sponsori më i madh i Partisë Socialiste në Fier, Renato Çami”.
Policia e Fierit në reagimin e saj mohon akuzat duke theksuar se lajmi është publikuar në faqen zyrtare. Mes të tjerash policia i ka bërë thirrje qytetarëve dhe partive politike që të kërkojnë informacion duke u garantuar përgjigje në kohë, për të shmangur sipas tyre dhe pasaktësitë në mos abuzimet me faktet.
Policia e Fierit theksoi se është e vendosur të kryejnë detyën me përgjegjësi e seriozitet dhe të ndëshkojë çdo paligjshmëri e këdo që shkel ligjin..