Albspirit

Media/News/Publishing

Bllokohen 60 milionë euro, transaksione nga gjyqtarë, prokurorë dhe rrjete kriminale

Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit të Sigurisë Kombëtare u shpreh se Vettingu është thembra e akilit për reformën në drejtësi, trupat e vetingut kanë filluar të plotësohen dhe shumë shpejt do të fillojë nga puna reale.

Felaj u shpreh se, “Drejtoria e pastrimit të parave ka bllokuar 60 mln euro transaksione të cilat dyshohen se vijnë nga aktiviteti kriminal”.

Sipas Ermonela Felajt është një numër i lartë i verifikuar gjyqtarësh, prokurorësh dhe transaksionet e bëra nga ata dhe familjarët e tyre.

Felaj deklaroi se rastet e transaksioneve të dyshimta janë denoncuar në Policinë e shtetit dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por e rëndësishme është përfundimi i hetimeve, dënimi i personave të përfshirë në aktivitet kriminal ose pastrim parash.

Felaj: Agentët e huaj nuk cënojnë sovranitetin
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në nëntor do të vijnë agjentë të SHBA dhe BE për të asistuar në luftën kundër krimit dhe drogës në Shqipëri. E pyetur nëse një lëvizje e tillë cenon sovranitetin e vendit, Felaj është përgjigjur ‘Jo’.

“Agjentët e huaj që do vijnë në Shqipëri nuk cënojnë sovranitetin. Ato vijnë për të ofruar ndihmë, dhe kjo nuk është hera e parë. Çështja për të cilën kërkohet ndihmë nuk është çështje që ndodh vetëm në shqipëri. natyra e hetimit nuk ka vetëm natyrë kombëtare por është një çështje transnacional dhe prandaj janë thirrur agjentët e huaj”, tha Ermonela Felaj.

“Ka shumë rëndësi që palët të bashkëpunojnë të gjitha palët për kryerjen sa më të mirë të vetingut, anëtarët e PD-së së Komisionit të Sigurisë Kombëtare nuk kanë qenë se kanë pasur mbledhjen e grupit të PD”, u shpreh deputetja e PS.

Please follow and like us: