Pezullohen punimet për ndërtimin brenda Parkut të Butrintit
Pas debatesh të shumta në media dhe akuzave të opozitës, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka urdhëruar sot pezullimin e punimeve në zonën e Butrinit. Lajmin e ka njoftuar vetë ministrja përmes një deklarata për mediat nga Butrinti, ku ka thënë gjithashtu se nuk ka pasur takim me përfaqësues të firmës për të diskutuar kontratën. Në media është faktuar me foto dhe video se brenda parkut po hidhet beton, ndërsa Ministria e Kulturës pretendon se nuk po ndërtohet objekt i ri, por thjesht po rehabilitohet një ndërtesë ekzistuese, e cila i është dhënë në përdorim një kompanie private. Opozita ka akuzuar Kumbaron se po shkel ligjin e trashëgimisë kulturore dhe ka kërkuar dorëheqjen e saj.
Please follow and like us: