Albspirit

Media/News/Publishing

Corriere della sera: Habilajt lidhën Tahirin me Balilin

Gazeta italiane “Corriere della sera” i kushtoi një artikull të gjatë baronit shqiptar të drogës, Klement Balilit. Kjo ndodhi rreth 1 vit më parë, më saktësisht në maj të vitit 2016. Në këtë artikull flitej për një lidhje mes grupit të Habilajve me rrjetin e Klement Balilit. Sipas mediave italiane, madje Habilajt konsiderohen edhe si ndërmjetësit e lidhjes së Balilit me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kjo u përfol në atë kohë pak ditë pas arrestimit të 15 personave, kapjes së 700 kg drogë në Greqi dhe zhdukjes së Balilit, që po kërkohej nga grekët dhe DEA si kreu i bandës. Vetë Balili, thuhet në shkrim, është parë shpeshherë në Milano. Por aktiviteti i tij dyshohet se shkonte edhe në Siçili, një zonë ku tregun e kanabisit shqiptar e zotëronin Habilajt, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Po ashtu edhe anëtarë të opozitës shqiptare kanë denoncuar më parë këto lidhje.

“Balili ka lidhje me zyrtarë shtetërorë (përfshirë drejtues të policisë) dhe raporte direkte me “kushërinjtë” e Ministrit të Brendshëm, të njohur si vëllezërit Habilaj, me të cilët bashkëpunon në trafikun e narkotikëve. Përmes tyre, Klement Balili ka arritur të krijojë kontak direkt me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri”, thoshte Arben Ristani, deklaratë e cila citohet nga shtypi italian në dosjen për Balilin.

“Përfshirja e Saimir Tahirit në trafikun e drogës (me avionë të vegjël) u denoncua nga Dritan Zagani, një ish -shef i antidrogës i larguar nga Shqipëria pasi kishte hetuar mbi këto fluturime. Sipas Zaganit, – që është akuzuar për trafik droge gjithashtu dhe për shitje të informacioneve hetuesve italianë të Guardia di Finanza, – kushërinjtë e ministrit, për të fshehur ngarkesat me drogë përdornin edhe “makina shtetërore” thoshte Zagani në një intervistë për emisionin ‘Le Iene’.

jjjkkl

Please follow and like us: