Ruçi dhe Balla në Kryesinë e Kuvendit, Këshilli për Mandatet vendos sot për Tahirin
Pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në Kryesi kanë mbërritur kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.
Mësohet se Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet pasditen e sotme, ku pritet të marrë vendim për Tahirin.
Në varësi të vendimit të Këshillit, më pas pritet edhe thirrja e një seance të jashtëzakonshme. Zyrtarisht nuk ka ende njoftim për mbledhjen.
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal