Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: T’i hapim rrugë arrestimit të Tahirit!

Lulzim Basha kërkoi mbledhjen menjëherë të Komisionit të Mandateve dhe seancës parlamentare që do t’i heqë imunitetin Saimir Tahirit, siç kërkoi edhe Prokuroria e Përgjithshme. Basha tha se “çdo orë, çdo minutë vonesë do të shërbejë për fshehjen e provave” ndaj duhet që menjëherë të mblidhet parlamenti për t’I hapur rrugë arrestimit të Saimir Tahirit.
“Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë. Që prej këtij momenti qeveria e Ramës ka mbaruar. Vetë Rama është sot i vdekur politikisht, një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si njeri i çekulibruar. Partia Socialiste duhet të shkëputet nga Rama dhe grupi i tij kriminal në krye të PS-së” u shpreh Basha.

Please follow and like us: