Albspirit

Media/News/Publishing

Tronditet Elbasani, të shtëna me armë zjarri

Një përplasje me armë, ka terrorizuar sërish qytetarët e Elbasanit. Sipas policisë, për shkak të një konfliktit të çastit një person ka qëlluar në ajër. Konflikti ka ndodhur në lagjen ‘Visarion Xhuvani’. Ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar, ndërsa policia po vijon punën për të zbardhjen plotë në ngjarjes. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja armë zjarri pistolete. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us: