Prodhimet më të mira në gjininë e Dokumentarit për 2015 dhe deri tani, e që ende nuk i keni parë, pasi është një nga kategoritë që nuk e gjen në faqet e filmave online, do të projektohen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar. 100 realizime të metrazhit të gjatë, mesëm dhe shkurtër do të përbëjnë konkurimin në edicionin e dytë të DokuTIFF. Dy nga shfaqjet më të veçanta do të jenë “In Albanian”. Dhe pelikula të prodhuara dhe censuruara në Shqipërinë e 1935. Pikëtakimet me filmin dokumentar janë në Muzeun Historik Kombëtar, Teatrin Metropol, Cod dhe Tulla Center nga 1 Qershori./Tv Klan/