Bën fushatë elektorale në Facebook i dalin sheshit preferencat seksuale
Një politikan amerikan është tallur masivisht në rrjete sociale pasi postoi një foto ‘screenshot’ në faqen e tij zyrtare në Facebook. Në foton e publikuar shfaqej ekrani i kompjuterit të tij, por njerëzit nuk patën mundësi të përqëndrohen tek qëllimi i vërtetë i Mike Webb, pasi ishin shumë të zënë duke vënë re faqet pornografike që Webb kishte hapur nga kompjuteri i tij.
Politikani kishte hapur dy video, që lexonin “LAYLA RIVERA TIGHT BODY” dhe “IVONE SEXY AMATEUR”. Nëse do t’i kërkoni këto video në Google, do t’ju dalin video pornografike. “Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”, është shprehur kongresmeni, duke u përqëndruar tek ana pozitive e gjithë kësaj; të paktën mori më shumë ‘pëlqime’ sesa rivali i tij.
Please follow and like us: