Albspirit

Media/News/Publishing

Përurohet monumenti i miqësisë Shqipëri-Kuvajt

monumentNjë monument kushtuar miqësisë Shqipëri-Kuvajt u përurua sot në qendër të Tiranës, në një ceremoni të organizuar nga bashkia e kryeqytetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Kuvajtian për Zhvillim Abdulahab Al-Bader, duke falënderuar qeverinë shqiptare për vendosjen e këtij monumenti, tha se investimet kuvajtiane në Shqipëri, kanë qenë prezente që nga viti 1993, dhe ato kanë kontribuar në zhvillimin e vendit.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Fondi Kuvajtian për Zhvillim i ka dhënë palës shqiptare në gjithë këto vite, ndërsa e cilësoi të shkëlqyer bashkëpunimin dhe miqësinë mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kuvajtit është i shkëlqyer dhe kjo provohet përmes nivelit të dialogut politik dypalësh”, tha Veliaj. Vendosja e këtij monumenti, shtoi kryebashkiaku, do të jetë një dëshmi e miqësisë së fortë mes nesh.

Please follow and like us: