Pastorit ç’i panë sytë, rrëmbehet dhe përdhunohet nga 3 gra
Tri femra janë akuzuar për sulm seksual ndaj një pastori. Ai ka treguar se njëra prej grave e kishte ftuar në shtëpinë e saj dhe më pas e detyruan që të zhvishej dhe në bashkëpunim me njëra-tjetrën e kishin përdhunuar. Sipas asaj që raporton Metro, pastori kishte shkuar në shtëpinë e gruas për të mbledhur para për kishën. Gjykata në Bulawayo, Zimbabve, po heton tre gra, Sandra Ncube, 21 vjece, Riamuhetsi Mlauzi, 23 vjeçe dhe Mongiëe Mpofu, 25 vjece, kanë deklarua se janë të pafajshme për rrëmbimin, por pranuan s’kishin kryer marrëdhënie seksuale me pastorin. “Ne donim që t’i tregonim atij se ishte një burrë si gjithë të tjerët”, ka deklaruar njëra prej përdhunuesve, “që ta kuptonte se ai kishte dëshira seksuale si gjithë të tjerët dhe se do të dorëzohej. Pas dhunës seksuale burri u shtrua në spital me organet gjenitale shumë të irrituara. Pas kësaj policia bëri arrestimin e grave, që dyshohet se janë pjesë e bandës së grumbullimit të spermës, një grup femrash që prej muajsh dhunojnë meshkuj për t’ua marrë atë.