Albspirit

Media/News/Publishing

Ilnisa Agolli: Vjeshtë, 1955

Një vjeshtë parandjenjash ra pemëve këtë vit,
I shkela,
i pashë dhe kur fshihesha batanijes
dhe mendoja çadrat e një jete
që humba.
Që i vodha një tjetri
kur barit, gjithmonë, e shihja se si
ma merrnin aq keq timen dhe që unë nuk i ndalova kurrë.
Nuk di pse në vjeshtë
qielli donte kështu të ndodhte,
të kthehesha në shtëpi dhe dëgjoja time më
tek nervave mëngjesit kërkonte çadrën
nën përsëritjen e të njëjtit refren
“Një ditë do humbësh kokën”.
Kuptohet , ato ishin gjithnjë të sajat.
Ama, e dija
se ishin pa fat.
E unë pas tyre, ndoshta fshihja parandjenjat
që më vizatonte koka që nuk humbi kurrë
as shiut
as luftës.
Por kjo vjeshtë e fundit e këtij viti, më befasoi .
Nuk humba më rrugëve
ngjyrave
lutjeve apo deshirave, që dikur zija një cep
dhe ëndërroja.
Kundroja, vizatoja, lexoja
e, mbushnin plot sytë.
Dëshirën ma eksitonin dhe mandej detyronin
të zgjidhja çadrën më të madhe të atij tjetrit,
që s’më njohu kurrë.

Kisha menduar gjithmonë s’e vjeshtën
e shijoja.
Meziprisja, siduket, të mbaronte.
Ndaj nuk flisja.
Kisha frikë se mos me kuptonin të vërtetën,
njihnin
shtypnin
qeshnin
atë që në fakt , paditur ngushëlloja.
Një dyshek dashurie.

Prej këtu, te flas.
Unë të shoh.
Dashurinë tënde po e rrëzon me nga një gjethe te trishte cdo natë edhe kjo vjeshtë.
Unë e dija!
Ajo e ka bërë gjithmonë këtë
për t’ju lutur
lypur me kokën ulur, mëshirë.
Mëshirën s’e unë dua
trembem vetëm
dhe nuk do i thoja askujt sekretin e saj.
Ajo është gënjeshtare
presionin e shet si cigare.
Unë nuk flas
s’më bëhet as të çohem
ecë,
por sot do e bëj.
Nuk janë gjethe , këto që shtron,
janë gura.
Unë e shoh se si po
thahet një pranverë e tërë lumturie duke pergjuar tamahqarthi , kete skene shterpë
nga e gjithë kjo rrenë.

Unë, ndoshta të dua.
Asaj nuk i pëlqen kjo
Kaq është e gjitha!

Por, ti s’do te ikesh apo jo?
Do e pish këtë mashtrim me fund dhe do vizatosh lule mbi varret e mija pa numer.
Unë në oborr, do mbjell çadra pastaj,
do kosit lajthitjen tënde tjetër të papritur,
do shtroj drekën nën arome limoni,
dhe do bëj sikur asgje s’po ndodh.
Sepse parandjenjat gabojne dhe pasiguria jote, eshte pjelle e fantazise sime.

Ti nuk do të ikësh, apo jo?
Unë , e kam parë një herë këtë skenë.
Unë kam shumë fantazi
Unë akoma gaboj,
Unë tashmë i mësova të gjitha rrugicat e pengesave për të mos u dridhur nga i ftohti
S’e duart i ngroh me fryme.
Po, mundesh t’ja dalësh vetë duke afruar vetëm gojën.
Të bësh sikur nuk e di që e vërteta ndodhet mes dy botësh,
t’ja hedhësh vetes.
Vjeshta mbaron!

Por duhet të kesh fat për këtë veprim,
duhet të kesh ardhur në tokë qorthi.
Duhet të ketë bërë shumë ftohtë atë natë kur në një rrugicë vetëm takat e një prostitute dëgjoheshin.
Duhet të ketë qenë mesnatë , se tej krevatit gjithë ajo lagje dëgjonte jo vetëm një takë,
por dhe një frymë
që nën zë,
e mbyste një lot.
Gratë mbushnin sytë me të çdo natë
e fiknin dritat
shuanin qirinjtë. E di pse?
S’e ai e bëri të qeshte,
Ai i gjeti fjalët
i premtoi vjeshtën.
Sepse ai e dinte sekretin. Ai dinte ta linte vetem çdo natë
jetime në një shtrat po prapë.
E donte ,jo ç’do burrë artin e të braktisurit
ja ngjesh takave në mesnatë.
⁃ Ja si ecën, mendonte bota ,- ajo ato i kishte zanat!

Unë e kam parë një herë këtë skene
Unë nuk e dua më ta shoh këtë fat.
Ndaj dritën do e lë hapur,
Mos e fik kur të vish
Dua mësohem.
Nesër, çadrën do e blej
sapo të zgjohem.

Please follow and like us: