Albspirit

Media/News/Publishing

Uragani “Irma” shkakton fatkeqësi, beqarja seksi kërkon elektriçist

Uragani i tmerrshëm “Irma” i cili preku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht Florida, shkaktoi dhe ndërprerje të energjisë elektrike kudo në vend. Por tani që situata është qetsuar paksa, rikthimi i enerigjisë eklektike është i vështirë të  vijë për të gjithë familjet njëllloj. Një grua nga Florida nuk mund të priste më dhe vendosi të bëj diçka humoristike për të tërhequr vëmendjen. Ajo nxorri një lajmërim tundues duke shkruar më bojë në një kompensatë të bardhë për të tërhequr vëmendjen e  kompanisë energjitike. “Një grua beqare dhe seksi kërkon një elektriçist seksi që t’i elektrifikojë jetën e  saj”, ishte njoftimi i nxjerrë i 37-vjeçares.  Por shënimi i saj ia vlejti, pasi një elekriçist e pa dhe i ktheu menjëherë përgjigje. “Energjia rikthehet per pak, është duke u punuar për riparimin e defektit“, shkruhej në mesazhin e kthyer për Kynse Leigh.

Please follow and like us: