Albspirit

Media/News/Publishing

Franca kundër SHBA për kryeprokurorin: Kushtetuta flet për kohëzgjatjen e mandatit

Çështja e Kryeprokurorit ka prodhuar një ngërç për klasën politike shqiptare, me përplasje e debate të fuqishme, ku janë përfshirë edhe ambasadorët e huaj. Donald Lu dhe Romana Vlahutin u rreshtuan krah zgjedhjes së Edi Ramës për të vendosur një Kryeprokuror të përkohshëm me votimin e shumicës së thjeshtë në Kuvend.

Por Franca duket se nuk ndan të njëjtin qëndrim me SHBA për këtë çështje të rëdnësishme, që përbën bazat e reformës në drejtësi. Ambasadorja Christine Vasak është shprehur sot nga Korça se Kushtetuta është ajo që vendos për Prokurorin e Përgjithshëm.

“Kushtetuta shqiptare disponon kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon sipas Kushtetutës dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin”, u shpreh Vasak.

Please follow and like us: