Albspirit

Media/News/Publishing

Putin takon Asad dhe tërheq trupat ruse nga Siria

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë një vizitë të papritur në Siri duke udhëruar tërheqjen e ushtrisë ruse nga ky vend i Lindjes së Mesme.

“Urdhëroj ministrin e Brendshëm dhe udhëheqësin e stafit të përgjithshëm që të fillojë tërheqjen e grupit të forcave ruse drejt vendeve të tyre të përhershme të punës”, është cituar të ketë thënë Putin sipas agjencisë shtetërore ruse RIA.

Putin është takuar me presidentin sirian, Bashar al-Assad në bazën Hmeimim. Rusia i ka dhënë mbështetje të madhe qeverisë së Assadit në luftën që janë vrarë mijëra persona, ndërsa miliona të tjerë janë shpërngulur nga vendi.

“Në dy vitet e fundit, forcat e armatosura ruse dhe ushtria siriane kanë mposhtur grupin më luftarak të terroristëve ndërkombëtare. Nuk duhet të harrojmë asnjëherë sakicat dhe humbjet që kemi përballuar në luftën kundër terrorizimit, si në Siri, ashtu edhe në Rusi”, – shtoi ai.

Sipas mediave ndërkombëtare, Putin ka thënë se “shpreson që së bashku me Iranin e Turqinë, jeta normale në Siri dhe procesi politik”.

Rusia pati filluar një fushatë me sulme ajrore në shtator të vitit 2015 dhe që nga ajo kohë ka përfshirë ushtrinë e saj edhe në forca tokësore, duke e mbrojtur Assadin nga rebelët.

Please follow and like us: