Sondazh, më shumë se gjysma e femrave ngacmohen seksualisht në punë
Më shumë se gjysma e femrave në Britani dhe 1/5 e meshkujve ngacmohen seksualisht në punë, sipas një sondazhi të BBC. Një prej vajzave që rrëfeu historinë e saj tregoi se 63% e femrave nuk kanë dëshirë t’ia tregojnë askujt, ndërsa 79% e meshkujve e mbajnë për vete. Sondazhi i zhvilluar ka marrë rastet e 2 mijë personave. Ata u frymëzuan nga skandali i producentit Harvey Weinstein që kërkonte seks në këmbim të karrierës të aktoreve të njohura. Në Twitter është krijuar edhe një hashtag ‘me too’ ku gratë dhe burrat e sulmuar seksualisht zbulojnë përvojat në mediat sociale duke treguar rëndësinë e problemit për të gjithë botën. Pati akuza të mëdha nga aktore dhe këngëtare të ndryshme si Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow, por akoma nuk është marrë një vendim për producentin.