Meta i jep shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos
Sipas burimeve pranë Institucionit të Presidencës mësohet se Presidenti i Republikës, Ilir Meta i jep shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos, i cili është në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë prej 25 vitesh. Burimet bëjnë me dije se Presidenti Meta e ka firmosur tashmë dekretin.
Vendimi është bërë publik në faqen zyrtare të Presidencës, ku Meta thekson mirënjohjen e tij për punën dhe përkushtimin e Kryepeshkopit në vendin tonë, për ringritjen e Kishës Ortodokse.
“Mirënjohje ndaj aktivitetit dhe përkushtimit shpirtëror tuajin. Keni treguar në këto 25 vite se udhëhiqeni nga besimi si dhe keni kontribuar në ringritjen e Kishës Ortodokse”, thekson mes të tjerave Presidenti Meta
Prej më shumë se 25 vitesh tashmë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos është në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse.