Albspirit

Media/News/Publishing

Ligji për Prokurorinë, reagon ambasada amerikane

Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar në lidhje me nismën për ligjin e Prokurorisë. Në një postim në Facebook në faqen e ambasadës amerikane, Lu thotë se mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë parlamentit.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”, thuhet në deklaratë.

Ky reagim i ambasadës amerikane vjen disa ditë pasi opozita ndërmori një nismë për të bërë ndryshime ligjore për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas nismës, PD kërkon ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjit në bazë të të cilit zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm, ndërsa amendamenti ndërpret mandatin e Prokurorit të përkohshëm. Amendamenti mban firmën e deputetëve të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe partive aleate, ndërsa thuhet se ka për qëllim t’i jepet fund antikushtetueshmërisë.

Please follow and like us: