Albspirit

Media/News/Publishing

Kur Vasili Arkhipov pengoi shpërthimin e luftës bërthamore

Gjatë krizës së raketave kubane, dhe karantinës që SHBA imponoi ndaj anijeve që i afroheshin Kubës, Vasili Arkhipov ishte i dyti në komandën e nëndetëses sovjetike B-59, një anije me fuqi konvencionale, e cila kishte në bord disa armë bërthamore.

Kur aeroplanmbajtësja amrikane “USS Randolph”, zbuloi praninë e nëndetëses sovjetike, filloi të bënte manovra, në një përpjekje për ta detyruar nëndetësen të dilte në sipërfaqe. Tre oficerë në bordin e B-59, komandanti, oficeri politik dhe Arkhipov, komandanti i flotiljes, duhej të ishin në një zë në lidhje me goditjen apo me jo me silurë bërthamorë të “USS Randolph”.

Dy prej tyre ishin pro ndërsa Arkihipov kundërshtoi. Ai e urdhëroi nëndetësen të dilte në sipërfaqe, duke shmangur atë që do të ishte me siguri një luftë bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe BRSS. /bota.al/

Please follow and like us: