Cërrik, zhduket 16-vjeçarja, familjarët kërkojnë ndihmën e policisë
Zhduket në mënyrë misterioze një vajzë 16-vjeçare nga një fshat periferik i Cërrikut.
Burimet e Policisë Vendore saktësojnë se dje, shtetasi A. A., vjeç 48, banues në fshatin Shkozë, Belsh, kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza B. A., vjeç 16. Sipas familjarëve adoleshentja nuk ka lënë asnjë kontakt apo arsye dhe ata janë të shqetësuar për fatin e saj.
Policia po punon për gjetjen e vajzës. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Please follow and like us: