Albspirit

Media/News/Publishing

Anxhela Peristeri: Jetoj me prindërit dhe nuk di nëse do martohem

Ky vit ka qenë i mbushur plot suksese në karrierën e saj, ku është vlerësuar maksimalisht në spektakle të ndryshme, ku mes tyre fitoi çmimin e parë në “Kënga Magjike”.

Por duket se nuk shkon në të njëjtën linjë edhe jeta private e këngëtares Anxhela Peristeri.

Mëngjesin e sotëm ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku befasoi me deklaratën e saj.

Ajo zbuloi se jeton ende me prindërit dhe nuk e di nëse do të martohet ndonjëherë.

“Vetëm babi ka të drejtën të më zgjojë nga gjumi, askush tjetër. Kemi qenë gjithmonë shumë të ngushtë me njëri-tjetrin”, është shprehur ajo.

Po ashtu Anxhela ka thënë se kur ishte 20 vjeçe dhe shkoi në Greqi sikur u bë pak më e pavarur.

Please follow and like us: