Albspirit

Media/News/Publishing

CIA bën konkurs me pyetje për Kosovën

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) amerikane, në profilin e saj në Twitter, ka organizuar një kuiz për ndjekësit e saj.

Në mesin e pyetjeve bien në sy dy pyetje që CIA i ka përzgjedhur e të cilat kanë të bëjnë pikërisht me vendin tonë, Kosovën, ndërsa pyetjet janë të përcjella me hashtagun #OpeningCeremony (ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore) ku Kosova për herë të parë paraqitet e barabartë me shtetet tjera dhe përfaqësohet nga vetëm një garues, skiatori Albin Tahiri.

Njëra pyetje ka të bëjë me valutën zyrtare që përdor Kosova, ndërsa tjera me prejardhjen e emrit ‘Kosovë’.

Në pyetjen për prejardhjen e emrit të vendit tonë, si përgjigje janë përzgjedhur katër opsione, të gjitha emra zogjsh.

Dhe përgjigja që ka marr më së shumti përgjigje ka qenë ajo “Blackbird”, apo në shqip “Zogu i Zi”. Por, mediat në Serbi tashmë kanë ‘marr malin’ për këtë gjë pasi Serbia pretendon se emri Kosovë vjen nga fjala serbe “kos” që do të thotë “zog i zi” apo edhe “sorrë”.

Edhe CIA ka konfirmuar se përgjigja e saktë e pyetjes për prejardhjen e emrit të Kosovës është “Zogu i Zi”. “Emri i Kosovës rrjedh nga fjala serbe për këtë zog, që është ‘kos’”, shkruan CIA.

Faqja e CIA-s me këtë rast ka ofruar edhe një informatë shtesë duke thënë se “Kosova është vendi i dytë në botë që në flamurin e saj kombëtar përdor hartën si element dizajni. Flamuri i Qipros është tjetri”.

Ndjekësit e CIA-s në Twitter u pyetën edhe për valutën zyrtare që përderet në Kosovë, dhe si opsione ishin “Leku”, “Dragoi i artë”, “Euro” dhe “Dinari”.

Ata u ndanë pothuajse në tresh në përgjigjet për këtë pyetje, por megjithatë, “Euro” mori shumicën e votave, që ishin 33 për qind.

 

Please follow and like us: