Albspirit

Media/News/Publishing

Ledina Çelo: Dua të kthehem në Shqipëri ose në Kosovë

Ledina Çelo i kishte munguar skenës muzikore shqiptar, por zgjodhi që rikthimin e saj të bënte me një performancë në koncertin madhështor të 50 vjetorit të karrierës së Sabri Fejzullahut. Aty, Ledina dha edhe një intervistë për Prive të Klan Kosovës, ku është shprehur se dëshiron të kthehet në vendin e lindjes, Shqipëri ose edhe në Kosovë. “Në Gjermani bashkëshorti im ka krijuar biznesin e tij, ka punën e tij që domosdoshmërisht ne duhet të rrimë aty. Fëmijët kanë lindur po aty”, – shprehet Ledina. “Nëna ime është nga Gjakova dhe babi nga Gjirokastra, e them me shumë sinqeritet që këtu ndihem si në shtëpinë time. Këtu jam Ledina! Atje je një njeri që sido të jetë, je i huaj. E ndiej veten shumë mirë, vërtetë, si në Kosovë, edhe në Shqipëri. E ndiej shumë mungesën. Ndoshta në një të ardhme të afërt, pse jo dua të kthehem në vendin tim… ndoshta edhe në Kosovë”, – tregon Ledina Çelo.

 

Please follow and like us: