Veshja e ditës, cilën veçuam sot?
Sot në kryeqytet ka qenë një ditë me diell, dhe besoj të gjithë ata që kanë vendosur të bëjnë një xhiro rrugëve të Tiranës e kanë shijuar diellin e ngrohtë.
Fashion blogerja Magalina Saqellari mesa duket e ka shfrytëzuar këtë ditë edhe për të realizuar një foto vërtet të bukur. E veshur me stil, siç vetëm ajo di sot fashionistja ka bërë këtë zgjedhje.
Magalina ka veshur një fund poshtë gjurit, me ngjyra të kuqe, lejla dhe të bardha.
Fundi është me bel të lartë, tendencë e vitit 2017 por edhe e 2018-tës. Fundet dhe pantallonat preferohen nga vajzat e modës, me bel të lartë. Por le të fokusohemi tek veshja e Magalinës. Ajo ka kombinuar fundin me një bluzë lejla të errët dhe me një palë atlete të kuqe. Në dorë mban një çantë të zezë me një arush të lezetshëm në mes.
E buzëqeshur, teksa shikon nga aparati dhe dielli, Magalina duket mjaft bukur sot. Ne e vlerësojmë veshjen e saj me 10 pikë. Juve si ju duket?/revista class/
https://www.instagram.com/magistips/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_ufi_control&action=profilevisit