Albspirit

Media/News/Publishing

Qereti merr vëmendjen e mediave botërore në Oscar pas tërheqjes nga politika të matrapazëve nacionalistë

Bleona Qerreti ia ka dalë të tërheqë vëmendjen e mediave botërore në festën që zhvillohet ne ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve Oscar, pas terheqjes nga politika te disa eksponenteve nacionaliste ne viset shqiptare. Shumë media prestigjoze i kanë kushtuar Bleonës një artikull për veshjen e saj. “Një këngëtare për të cilën me gjasë nuk keni dëgjuar kurrë “vodhi” vëmendjen nga yjet e tjerë në tapetin e kuq të festës së Vanity Fair,  pasi u shfaq e veshur kështu…”

 

Është kjo mënyra sesi e nis shkrimin e saj e përditshmja britanike Metro. Ajo u shfaq me këtë veshje tepër guxuese në Wallis Annenberg Center, e padyshim bëri që shumë koka të ktheheshin drejt saj. “Bleona u sigurua që t’ia njihnit emrin”, shkruan Metro.

 

Por kjo nuk është hera e parë që fustani i Bleonës bëhet qendër vëmendjeje. Në vitin 2014, një fustan i njëjtë arriti të kthehej në temë debati edhe në Shqipëri.

Fustani i guximshëm i Bleonës, nuk i lë shumë vend imagjinatës, pasi gjoksi i këngëtares mbulohet vetëm nga dy pika. 38-vjeçares iu bashkuan yje të tjerë të Hollywood si Emily Ratajkowski, Olivia Wilde, Donald Glover dhe Jon Hamm, të cilat morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, në Dobly Theater.

Please follow and like us: