Rosela Gjylbegu: Portalet shpikin lajme kur ne nuk nxjerrim prapanicën
Këngëtarja Rosela Gjylbegu ka reaguar e shqetësuar për arsye banale, që e bën objekt shkrimesh në një portal. Artikulli me titull “Rosela Gjylbegun nuk e lejuan të ishte në stadium, ja arsyeja”, i referohej një shprehje që Rosela e kishte kopjuar nga një faqe humori në internet. Pas këtij lajmi Rosela ka shkruar në rrjetet sociale indinjuar se, “…flas e shkruaj në faqen time për imigrantet e shkretë, për fëmijët e sëmurë që kan nevojë për ndihmë, për luftën ndaj kancerit në gji, e pastaj mesazhe sensibilizuese rreth 1001 halleve të përditshme e shum e shum të tjera dhe për çfar kujtohet të të përmend “gazetaria” jonë e dashur????! Mah… Kuptohet, kur nuk nxjerr prapanicat, duhet shpikur ‘skandali’ qesharak i radhës dhe kjo të bën të qeshësh nga halli…fatkeqsisht”, thotë Rosela.