Albspirit

Media/News/Publishing

Flamuri dhe stema arbërore sipas burimeve historike të shek. XIII

Dr. Jahja Drançolli

 

Flamuri dhe stema arbërore sipas burimeve historike të shek. XIII konsiderohen për më të moçmet në Ballkan!

Pas themelimit të Perandorisë Latine në vitin 1204 nga Republika e Venedikut, mbretëria e Francës, e ndonjë vendi tjetër europian, shteti i Arbërit, Epirit dhe Moresë (sikurse që kishte vepruar më parë mbretëria e Kroacisë në vitin 1102 me mbretërinë e Hungarisë), do të kërkojnë mbrojtje nga bujaria e shteteve në fjalë, të cilat kishin sjellë në Arbëri edhe traditën europiane të herladikës.

Derisa, sipas traktatit në Viterbo të Italisë (1267), Epiri dhe Morea do të inkuadrohen nën mbrojtjen e Karlit I Anzhuin, këtë veprim do ta parapëlqejnë edhe kryezotërinjtë arbër në vitin 1272, vit ky që përkon edhe me themelimin e Mbretërisë së Arbërit (De Regnum Albaniae) në krye me Karlin I (Rex Albaniae), me seli në Durrës.

Në këtë kontekst, hereladika arbërore, e cila ruante simbolikën, që nga kohët më të hershme të qytetërimeve të Mediteranit, fuqishëm do inkuadrohet në rrjedhat e mëtejshme të Europës Perëndimore, në veçanti të shteteve italiane të kohës. Kjo traditë e pasur europiane do të manifestohet sidomos te heraldika e familjeve të njohura arbërore, si, bie, fjala te kastriotët, dukagjinët, të cilët zotëronin edhe me Rrafshin e Dukagjinit dhe trevën e Prizrenit së bashku me qytetin.
Vendosja e pushtetit osman do ta ndalon këtë proces të trashëgimisë tonë të pasur, e cila do të vazhdon sërish vetëm nga 28 nëntori i vitit 1912!

Please follow and like us: