Violina e Ajnshtajnit shitet 500 mijë USD në ankand. Sot, dita e lindjes së gjeniut hebre
Një violinë dikur pronë e Albert Ajnshtajnit u shit 516.500 dollarë në një ankand të organizuar në Nju Jork.
Instrumenti, i cili ishte dhuruar fizikanit të madh hebre pasi ai u vendos në SHBA në vitin 1933, u shit tri herë më shtrenjtë sea çmimi i tij fillestar i vendosur në katalog, prej 150 mijë dollarësh. Dhurata ishte bërë nga një anëtar i Orkestrës Simfonike të Harrisburgut (Pensilvani). Ajnjshtani kishte një pasion të madh për muzikën në moshën e re, dhe ai ka shkruar se “nëse nuk do të bëhesha një fizikant, me siguri o të bëhesha një muzikant”. Ai luante rregullisht në violinë, që nga mosha 6 vjeç. Në vitin 1920 ai e vizitoi SHBA-në për herë të parë, e pasuar në 1930 dhe i vendosur përfundimisht në Amerikë në vitin 1933, kur e kuptoi se në Gjermaninë, tashmë nën udhëheqjen e Adolf Hitlerit nuk kishte vend për hebrenjtë. Madje, Hitleri i kishte konfiskuar dhe më pas shitur edhe shtëpinë e Ajnshtajnit.
Në fakt, është diskutuar shpesh nëse Albert Ajnshtajni ka ardhur në Shqipëri në vitin 1933, për t’u pajisur me pasaportë shqiptare përpara se ai të shkonte në SHBA, por kjo nuk është provuar ende zyrtarisht dhe mbetet ende një mister nëse është e vërtete kjo hipotezë.
Sot, është edhe dita e lindjes së Ajnshtajnit. Ai u lind 139 vjet më parë, më 14 mars 1879 në Ulm, në Mbretërinë e Vyrtembergut, asokohe pjesë e Perandorisë Gjermane dhe vdiq në Princeton, Neë Jersey, SHBA më 18 prill, 1955, në moshën 76 vjeçare. Babai i tij, Herman Ajnshtajn ishte një hebre ashkenazi. Albert Ajnshtajn përcaktoi Teorinë e Relativitetit (1905) dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë. Në vitin 1921 fitoi çmimin Nobel për fizikë për shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe për shërbimin në fushën e “fizikës teorike”.
Albert Ajnshtajn njihet si njeriu më i mençur në botë dhe gjeniu i shekullit XXI. Ai krijoi formulën më të njohur në botë, formulën e Energjisë (E=mC2). Ajnshtajni publikoi më shumë se 300 shkrime shkencore.
Ajnshtajni është një nga figurat kryesore të themelimit të Universitetit Hebraik të Jeruzalemit, i cili u hap në vitin 1925 dhe ishte pjesë e Bordit të Guverantorëve të tij. Në vitin 1952, pas vdekjes gjatë detyrës së presidentit të parë të Izraelit, Chaim Weizman, kryeministri i atëhershëm, David Ben-Gurion i propozoi Ajnshtajnit të bëhej Presidenti i Izraelit, por ai nuk pranoi. Truri i Albert Ajnshtajnit është akoma i gjallë duke mbijetuar nëpër laboratorët më modernë në botë, ndërkohë që trupi i tij u dogj dhe hiri ndodhet në një ven të panjohur.
Ajnshtaji ka jetuar në periudha të ndryshme në Gjermani, Itali, Zvicër Çeki, Belgjikë dhe Shtetet e Bashkuara.