Modelja me këmbët më të gjata në botë
Një modele suedeze ka arritur në 150 mijë ndjekës në Instagram vetëm prej këmbëve të saj të gjata. Gjatësia e këmbëve të nënës së dy fëmijëve, Ia Ostergren është më shumë se 1 metra.
Bukuroshja bjonde ka treguar se ajo është trajtuar keq në shkollë vetëm për këtë fakt, që e coi në depresion.
Modeles i kishin vënë nofkën “rosa e shëmtuar”, por në vitin 2013 vendosi të merret me sport, gjë që e ndihmoi të dashurojë trupin e saj.Ajo është martuar me sportistin suedez Torbjon Ostergren dhe gëzojnë dy vajza të vogla.
Për të mbajtur trupin në formë, Ia konsumon cdo javë 2.2kg mish. “Ju keni një jetë. Si dëshironi ta kaloni? Duke u frikësuar për atë që jeni? Duke u penduar? Duke urryer? Jini të fortë. Besoni në veten tuaj dhe hidhni hapin më të mirë drejt së ardhmes. Keni një jetë. Shijojeni”, tha Ia.