Albspirit

Media/News/Publishing

Abuzoi seksualisht me nxënësen 11 vjeçare, arratiset mësuesi Myzo nga Luftinja

Gjykata ka vendosur masën ‘Detyrim paraqitje’ për mësuesin i cili abuzoi seksualisht me nxënësen 11 vjeçare. Burimet bëjnë me dije se mësuesi nuk ka qënë prezent në seancën gjyqësore dhe policia është vënë në kërkim të tij. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në 2 qershor në Luftinje të rrethit të Tepelenës, në fshatin Luftinjë pasi mësuesi 63-vjecar Myzo Dida dyshohej se kishte abuzuar seksualisht me një nxënëse 11-vjecare në ambientet e shkollës. Prindërit e vajzës kanë denoncuar mësuesin, por ndaj tij gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’ edhe pse Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’.

Please follow and like us: