Albspirit

Media/News/Publishing

Trump i gatshëm të takojë presidentin Rouhani: Kurdo që dëshiron!

Donald Trump i gatshëm të takojë presidentin Iranian Hasan Rouhani ‘Kurdo që dëshiron’. ‘Nëse duan të takohen, do të takohemi” u shpreh presidenti duke shtuar se ai është i gatshëm të “takojë çdokënd”.

 

WASHINGTON— Presidenti Trump u shpreh se do të ishte i gatshëm të takohej me presidentin iranian Hasan Rohani pa asnjë konditë. ‘Nëse duan të takohen, do të takohemi” u shpreh presidenti duke shtuar se ai është i gatshëm të “takojë çdokënd”. Liderët e SHBA dhe Iranit kanë shkëmbyer fjalë të ashpra javës që shkoi, duke rritur tonet mes dy vendeve kur z.Rouhani paralajmëroi administratën Trump për politikën e vijës së ashpër që ajo po ndjek ndaj Iranit. “Amerika duhet të dijë që paqja me Iranin është mëma e paqes, e lufta me të është mëma e gjithë betejave.” U shpreh javën e shkuar z. Rouhani. Komentet ishin më të ashpra se herët e shkuara nga ana e presidentit Iranian, i cili shihet si një figurë e moderuar në politikën iraniane. Këtyre fjalëve z. Trump iu përgjigj me një kërcënim të tijin, duke postuar një mesazh të qartë në Twitter “Presidentit iranian Rouhani”. Dhe më pas Trump vazhdoi: “Kurrë më mos kërcëno Shtet e Bashkuara të Amerikës ose për ndryshe do të vuash pasojat të cilët shumë pak i kanë pësuar mbi shpinën e tyre përgjatë historisë më parë”. Zyrtarët iranianë u shprehën pas postimit të Trump se ato do t’i përgjigjeshin çdo sulmi ushtarak të SHBA. Komentet e presidentit Trump u bënë ditën e hënë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin italian Giuseppe Conte, i cili vizioi Washingtonin për të kryer bisedime private dhe për të zgjeruar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Please follow and like us: