Civilizimi shqiptar në Lens të Francës
Flakron BEXHETI
Kombëtarja e futbollit shqiptar është padyshim krenaria e çdo shqiptari. Përpjekjet e vazhdueshme të futbollistëve të kombëtares e ngritën atë në piedestal ndërkombëtar duke u bërë të barabartë në mesin e të barabartëve. Ky evropian i futbollit, për ne shqiptaret paraqet një moment historik duke u kualifikuar për herë të parë në historinë e futbollit ndërkombëtar duke u bërë pjesë e këtij eventi me prestigjioz, që për qëllim ka afrimin e kombeve dhe civilizimeve. Kombëtarja e Shqipërisë të cilën në si shqiptar parapëlqejmë ta quajmë si të tillë për shkak të formacionit i cili është i përbërë nga futbollistë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë, përfaqëson më mirë se çdo kush tjetër kombin dhe indin kombëtar. Momenti i shumëpritur po afrohej për të parë lojën e parë të futbollit mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Të gjitha rrugët shpienin drejt staduimit të Lensit. Cdo shqiptar, po priste momentin historik, dhe i gëzohej fatit që pat mundësi ta përjetoj nje event të tillë. E gjitha bota shqiptare ishte fokusuar në Stadiumin e Lensit, dikush në stadium dhe të tjerët pranë ekraneve televizive. Ate ditë çdo shqiptarë ndihej krenar më shumë se ndonjëherë më parë. I madh e i vogël po priste momentin e parë për të filluar ndeshja. Unë kisha fatin të jem në mesin e shumë shqiptarëve të mbledhur nga e gjithë bota për ta parë ndeshjen e futbollit në mënyre të drejtpërdrejt nga stadiumi i Lensit.
Është e vështirë të përkshruhet ajo atmosferë ashtu siç ishte e veshtire të përmbahen edhe emocionet nga krenaria, dhe mburrja ndaj kombëtares së Shqipërisë. Atë ditë Lensi ishte veshur kuq e zi, flamujt kombëtar ishin kudo, brohoritjet “O sa mire me qenë shqiptar” ndihenin kudo, dhe në fytyrat e shqiptarëve po shihej një gëzim i paparë. Në qendrën e Lensit ishin edhe tifozët e kombëtares se Zvicrës të veshur poashtu me ngjyrën e kuqe, karakteristike e tyre. Ata poashtu ishin përgaditur për festën e madhe dhe ndanin çdo rrugë sbashku më tifozët shqiptarë. Për herë të parë ndoshta shihej ajo fotografi se si tifozët e dy ekipeve ishin pothuajse s’bashku. Edhe shqiptarët edhe zvicranët atë ditë i bashkonte civilizimi, i bashkonte futbolli, dhe krenaria për të dy ekipet kombëtare. Nuk më hiqen nga mendja ata skena se si tifozët tregonin aq respekt për njëri tjetrin, bënin foto sbashku, dhe I lidhnin flamujt së bashku.
Tregonin një afërsi të paparë, që përket me një civilizim lashtë Evropian. Ne ishim të vetëdijshëm se Zvicra është atdheu i dytë i shumë shqiptarëvë, ashtu siç zvicrantë ishin të vetëdishëm se pikërisht suksesi i Zvicrës në arenën ndërkombëtare në dhjetë vitet e ftundit është poashtu për hirë të 5 futbollistëve shqiptarëve brilijantë që janë pjesë e kombëtares së Zvicrës. Andaj ky fakt, e bëntë festën të përbashkët dhe i jepte një pamje po aq të bukur. Shqiptarët nga Zvicra, Gjermania, Belgjika, Hollanda, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga shume vise tjera ishin bërë bashkë dhe i treguan botës një shembull të rrallë se sa të lidhur janë ata me kombëtaren e tyre. Shumë shqiptarë kishin bërë me mijëra kilometra, sbashku me fëmijët dhe familjet e tyre, të veshur kuq e zi, pothuajse çdo makinë ishte e mbuluar më flamur, që vërshonin autostradat e perendimit drejt Lensit. Ishte një civilizim i paparë, një krenari e papërshkruar, dhe një dashuri e madhe ndaj kombëtares, flamurit dhe vetë kombit. Atë ditë shqiptarët i treguan botës së vertetë kanë një civilizim të lashtë europian, dhe dinë më mirë se cdo kush tjetër ta respektojnë kombëtaren e tyre.
Në Lens nuk u shënua asnjë incident nga tifozët përkundrazi , ndeshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës u komentua me fjalët më të mira nga të gjithë portalet dhe gazetarët e sportit duk e nënvizuar si shembull tipik se si duhet te sillen tifozët e ekipeve tjera ashtu si tifozët shqiptar dhe zviceran të cilët I ndanin edhe tribunat e futbollit sbashku. Për herë të parë në historinë e futbollit në fushën e futbollit kishte 16 lojtar të një kombi, edhe ate 11 te Shqipërisë dhe 5 futbolistë shqiptar lojtar të Zvicrës, një karakteristikë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Poashtu një fakt tjetër që e komentuan gazetat ishin edhe vëllezerit Xhaka, njëri lojrar i Zvicrës tjetri i Shqipërisë, të cilët luftonin si luan ndaj njëri tjetrit për ta dhënë më të mirën e tyre për ekipet e tyre.
Momenti më emocional i gjithë kësaj ngjarje ishte intonimi i himnit Kombëtar, që i dridhi zemrat e shqiptarëve, në sytë e përlotur të shqiptarëve po shihej krenaria, civilizimi dhe dashuria ndaj kombit. Shpalosja e flamurit kombëtar në njërën nga tribunat ishte kulminacioni i emocionit dhe adrenalinës, një moment emocional që tregonte dashurinë ndaj kombit flamurit dhe ndaj njëri tjetrit, një moment që ështe I vështirë të përshkruhej me fjalë. Pavarësisht rezultatit të ndjeshjes I cili nuk ishtë ne favorin e Kombëtares sonë megjithatë, futbollistët shqiptarë nuk I dëshpruan tifozët e tyre dhe të gjithë audincën shqiptare. Ata e dhanë maksimumin deri në fund dhuruan një spektakël të vërtetë, treguan së nuk dallojnë shumë nga shumë emra të njohur të futbollit ndërkombëtar, ata ishin shqiponjat e vërteta që po luftonin me mjeshtrinë e tyre në fushën e gjelbërt të stadiumit të Lensit.
Motoja e kombëtarës sonë “Osa mirë me qënë shqiptar” vërtet kaploi zemrat e milionave shqiptarëve kudo në botë, atë fjali të shejtë cdo kush e ndjente në lekurën dhe zemren e tij. Lotët e krenarisë dhe të gëzimit ishin pjesë e rrugëtimit dhe e civilizimit shqiptar që I dhuroj Lensit, dhe futbollit një shembull të rrallë të civilizimit shqiptar. O sa me me qenë shqiptar, jemi një , kuq e zi…