Ida Nurçe: Meshkuj pa… shtyllë kurrizore!
Jepini o burra, përdhunoni kë t’ju dalë para! Përdhunoni ato që, jua lëjnë dhe ato që nuk jua lëjnë! Përdhunoni sa të mundni! Jepini sa të keni fuqi! Fundja vetëm për këtë shquheni nëpër botë! Tregoni që jeni më të mirët! Mund të merrni ndonjë kupë, a ndonjë ofertë, ku i dihet! Jepini te motrat e të tjerëve, se dikush tjetër do i japë te motra juaj!
Ç’të keqe ka të përdhunosh një herë?! Ku është problemi këtu?!
Vetëm diçka, kur të përdhunoni, kujtoni që keni një motër, një kushërirë; që nesër, pasnesër do jeni babai i një vajze! Kujtoni që, mund të keni një mbesë! Kujtoni që mund të keni femra edhe në familjen tuaj! Kujtojini se karma is a bitch! Më dëgjoni, do ju duhen ato kujtime!
Le të kalojmë te përdhunimi tani… Teksa po dëgjoja kaq shumë, po mendoja me vete, (mendime idiote, por edhe ndodh, kur një fjalë të rreh veshët shumë):- “Çfarë lloj mashkulli duhet të jesh, që të arrish të kryesh marrëdhënie me një femër duke përdorur dhunën?!”
Më vinin në mendje shumë gjëra, që s’po i them këtu, se nuk dua ta bastardoj shumë fjalorin, por përsëri nuk gjeta asnjë justifikim për SEXIN ME DHUNË.
Por juve që ju shijon, jepini mor vlla! Këtu nuk ju rreh njeri. Nuk ju bën kush asgjë prej gjëje, nuk të arrestojnë, mundësisht dalin dhe të mbrojnë ata çunat e lagjes, që mbajnë pistoletën në brez. I ke krahët të ruajtur nga çdo anë! Madje edhe të përdhunuarën mund ta bësh për vete! E pas ca ditësh mund të vijë edhe të të thotë:- “Të lutem, më përdhuno prapë!” Uffff që c’ke me të. Se i thonë një fjale të keqen motra, “Po të përdhunuan, shijoje se nuk bën dot gjë!”
O maaaaa, pse dreqin më mallkove të jetoj mes të tillë njerëzve, pseee?!!!!!