Ulsi Manja mbush 45 vjeshta, gëzojnë deputetët socialistë
Me shampanjë, tortë dhe buqeta me lule, kanë festuar anëtarët e Komisionit të Ligjeve, ditëlindjen e kryetarit të saj, socialistit, Ulsi Manja. Pas mbledhjes deputetët e maxorancës kanë shfrytëzuar ambientet e rikonstruktuara të Komisionit të Ligjeve për të bërë “gëzuar” dhe duke uruar 45-vjetorin e deputetit, Ulsi Manja. Fotot e festës janë realizuar nga fotografi, Agim Rama, i cili është i pranishëm në “qokat” e socialistëve. Në këtë ceremoni festive kanë qenë të pranishëm dhe deputeti i Shkodrës, Tom Doshi dhe deputeti Spartak Braho. Edhe në këtë mbledhje ka munguar opozita, këta të fundit kanë hyrë në Kuvend vetëm për të prezantuar nismën e vetingut të politikanëve.
Please follow and like us: