USHSHC: Mbështetje për kauzën e drejtë të rezistencës iraniane
DEKLARATË E PËRBASHKËT E UNIONIT SHQIPTAR I SHOQËRISË CIVILE DHE KESHILLIT ALBAN I SHQIPËRISË
Drejtuar:
Trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë
TIRANË-ALBANIA
Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë
TIRANË-ALBANIA
Organizatës së Kombeve të Bashkuara-OKB
NEW JORK-SHBA
Kemi ndjekur me shqetësim të madh, zhvillimet më të fundit politike në Iran.
Një valë e re dhune, po godet pa mëshirë mbi popullin iranian, mbi gratë e fëmijët e pafajshëm.
Me mijëra janë të vrarët e të plagosurit, me qindra e mijëra janë të burgosurit politikë, të cilët kanë mbushur burgjet e kampet e përqëndrimit, në të katër anët e Iranit.
Regjimi gjakatar i Mullahëve, po lufton me të gjitha mjetet, për ta shuar lëvizjen e popullit iranian, për ta shuar lëvizjen e luftëtarëve të lirisë e të rezistencës iraniane.
Vendet e qytetëruara e demokratike po reagojne ndaj këtij terrori të pashembullt, të ushtruar ndaj një populli që është prej 30 vitesh, në kërkim të lirisë.
Këto ditë, Franca ngriu asetet iraniane;
Drejtësia Gjermane vendosi ekstradimin e diplomatëve terroristë, të rregjimit iranian në Belgjikë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shtërngojnë edhe njëherë sanksionet e të gjitha llojeve, duke ja ngushtuar frymëmarrjen, Mullahëve të Iranit.
Përpjekjet për organizimin e një sulmi terrorist, mbi metingun madhështor të Parisit ishte urdhëruar nga udhëheqësit më të lartë të rregjimit iranian, Khamenei, Rouhani dhe Zarif.
Pas shumë e shumë krimeve, rrahjeve e burgosjeve masive, është rritur dhe nuk ka rënë, rezistenca e popullit iranian, është rritur e nuk ka rënë mbështetja e popujve të qytetëruar në botë.
Organizatat ndërkombëtare gjithashtu kanë rreaguar…!
Amnesty International ka reaguar ndaj dënimeve të rënda e me vdekje, të qytetarëve kryengritës të Iranit.
Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile dhe Këshilli Alban i Shqipërisë, në këto ditë të vështira, është përkrah popullit iranian, është përkrah luftës e përpjekjeve të tij, për një shtet demokratik, për lirinë e demokracinë në Iran.
Një bashkëqytetar i imi më pat thënë një ditë:
Çfarë ju duhet Irani, ç’punë keni ju me muxhahidinët? Kemi shumë halle e duhet të shohim punën tonë.
Përgjigjja e jonë publike është se UNIONI SHQIPTAR I SHOQËRISË CIVILE dhe KËSHILLI ALBAN I SHQIPËRISË me ndihmën e përkrahjen që i japin luftëtarve të lirisë së Iranit, janë brenda traditës kombëtare shqiptare.
Kështu kanë bërë edhe të parët tanë në shekuj.
I kanë hapur gjithmone dyert, muhaxhirëve e njerëzve në nevojë, i kanë pritur me zemër të bardhë e i kanë mbrojtur nga fatkeqësitë.
Kështu bëmë ne shqiptarët me hebrejte në Luftën e Dytë Botërore; kështu bëmë me vëllezërit tanë të Kosovës, në vitet e luftes pët çlirim; kështu bëri edhe qeveria shqiptare kur priti e sistemoi disa mijëra muxhahedinë, luftëtarë të paepur për lirinë e demokracinë në Iran.
DASHAMIR URUÇI,
Unioni Shqiptar i Shoqërise Civile
Këshilli Alban i Shqipërisë
TIRANË, 10 Tetor 2018.