“Ti di vetëm të hapësh këmbët”, Kejvina e lë me gisht në gojë fansin…
Ditën e djeshme, velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, ka qenë e ftuar në Pasdite në Top Channel, ku ka folur mbi jetën e saj private dhe profesionale. Nga kjo dalje televizive, Kejvina publikoi një foto në Instagram, ku shihej e veshur me një bluze të hapur që i tregonte gjoksin dhe një palë xhinse. Mirëpo një ndjekës e ka kritikuar modelen e njohur. “S’e kuptoj pse të ftojnë ty nëpër studio, kur ndërkohë të s’di gjë tjetër përveçse të hapësh këmbët”, i ka shkruar fansi asaj, ndërsa Kejvina nuk ia ka kursyer përgjigjen. “Ashtu ee? Ndërsa unë mendoj që mami jot ka bërë shumë gabim që ka hapur këmbët e ka shtuar një injorant mashkull më shumë në këtë botë”, një koment që e ka lënë fansin me gisht në gojë.