Para zgjedhjeve politikanit i publikojnë ‘videon e nxehtë’
Ky video-skandal mund të rrezikojë që ai të mos i fitojë zgjedhjet.
Bëhet fjalë për politikanin Joao Doria, një kandidat për guvernatorin në Sao Paulo, të cilit i kanë publikuar një video, ku pretendohet se është i rrethuar nga një grumbull femrash te zhveshura, në momente intime duke pirë shampanjë.
Videoja po qarkullon në rrjet dhe ka marrë shumë shikime, ndërsa vetë Doria nuk e pranon se është ai në video.
Dhe pse personat kanë ngjashmëri në video, politikani thotë se ajo është bërë më qëllimin për të dëmtuar imazhin e tij. Ai këmbëngul që ai nuk është njeriu në video dhe se thashethemet janë përhapur nga kundërshtari i tij politik Marcio França.
Për këtë gjë ai ka nisur një ndjekje penale të autorëve të kësaj video si dhe ka thirrur një ekspert për të verifikuar pamjet.