Trump emëron Heather Nauert si ambasadore të SHBA në OKB
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump zgjodhi Heather Nauert në postin e ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Heather Nauert mbante postin e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit. Presidenti Trump e bëri të ditur lajmin për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Nauert, ish-moderatore dhe korrespondente e televizioneve ABC dhe Fox News, do të pasojë Nikki Haleyn, e cila ka njoftuar në tetor se do ta lërë postin në OKB në fund të vitit. “Ajo është e shkëlqyeshme. Ajo ka qenë me ne për kohë të gjatë”, u ka thënë Trump gazetarëve, kur ka njoftuar se po shqyrton emërimin e Nauertit.
Please follow and like us: