Nga batutat e filmave – te “What the fuck”, protesta përmes fotove
Qindra studentë nga i gjithë vendi janë derdhur në Tiranë dhe kanë protestuar në përmbushje të kërkesave të tyre. Në ditën e tretë të protestës janë mbledhur më shumë protestues. Ndërkohë që pankartat e tyre, përveç kërkesave që shfaqnin, kanë pasur edhe ironi e sarkazëm ndaj autoriteteve shtetërore, ministres Nikolla dhe kryeministrit Rama.
Pankartat më pikante:
- “Me sa organe mbijetohet? Se një veshkë shitet”.
- “Duam libra, jo google translate”.
- “Gjinos iu poqën fiqtë, po i shiti që të paguante tarifën”.
- “Na mbro o Edi Efendi, sic na mbron shtëpitë”.
- “Bachelor+Master=5 vite. Unë 2 veshka kam”.
- “Mbrëmë fjeta tek konviketet 3D të Inxhinierisë”.
- “U munduan të na varrosnin por nuk e dinin që ne ishim Fara”.
- “Jam student universiteti dhe jo trafikant shteti”.
- “Inati që ka Rama me studentët, është se kur do të diplomohen, shumica do kenë më shumë shkollë se ai”.
- “Prindërit janë borxh për tarifat tona”.
- “Just beacuse we read a lot, doesn’t mean the goverment can fuck with us”.
- “Nëse ne quhemi ngelësa, atëherë sistemi jua është “what the fuck”.
Please follow and like us: