Albspirit

Media/News/Publishing

Kur Netanjanu ishte anëtar i Forcave Speciale: Si u shpëtua nga mbytja në Suez

Mediat izraelite publikuan një histori rreth asaj se si një ushtar egjiptian plagosi kryeministrin aktual të Izraelit, këtu e dekada të shkuara. Sipas mediave izraelite, kjo ndodhi më 13 maj 1969, gjatë një operacioni të kryer nga ushtria izraelite në zonën e Kanalit të Suezit. “Në këtë operacion, Netanjahu ishte si një luftëtar i njësisë speciale zbuluese Sayeret Matkal dhe një ushtar egjiptian e plagosi atë nga një e shtënë në kokë”. Këtë të dhënë e ofroi ortalit egjiptian Vetogate, për t’u pasuar nga shkrim i detajuar Israel Today.

Aty sqarohet se Netanjahu ishte i përfshirë në forcat izraelite, të cilat kaluan Kanalin e Suezit me gomone për të sulmuar forcat egjiptiane. Ndër të tjera, detyra e operacionit ishte të vendoste një pritë ndaj forcave egjiptiane, dhe kjo do të kryhej nga njësia në të cilën ndodhej Netanjahu. Sayeret Matkal  drejtohej nga Amir Levin, një gjeneral i njohur më vonë i Izraelit.

Në lidhje me plagosjen e Benjamin Netanyahut, theksohet se ushtarët egjiptianë qëlluan forcat izraelite nga një distancë e afërt, dhe për pasojë u vrau një komandant, ndërsa Benjamin Netanjahu u plagos në kokë dhe më pas ra në ujë. Dhe duke qenë me një sasi të madhe municioni si ngarkesë, ai që sot drejton Izraelin ka qenë duke e mbytur, kur është shpëtuar nga një prej komandove izraelitë i cili u zhyt dhe e nxorri nga uji. Gazeta izraelite dha një tjetër detaj interesant: Amiram Levin, komandantin i Sayeret Matkal , u zëvendësua nga Yonatan Netanyahu, vëllai i kryeministrit, i vrarë më pas në operacionin Entebbe në Ugandë në vitin 1976.

Please follow and like us: