Albspirit

Media/News/Publishing

Reshat KRIPA: TËRBIMI I DETIT

 

 

Kushtuar ngjarjes tragjike të 9  janarit 2004 ku 27 persona humbën jetën për indiferencën e autoriteteve shtetërore.

 

O mor det, det i tërbuar,

Çfarë ke që je harbuar?

Zemëruar Posejdoni*,

Mbretin** do rrëzojë nga froni.

 

Polifemin*** ma qorruan,

Edhe mua zemëruan,

Nëmesdetit do ndezëzjarr,

Nuk do le njeri të gjallë.

 

Po me ne çfarë ke vallë?

Se nga Troja s’kemi dalë.

Jemi njerëz hallexhi,

Nuk jetojmë dot në Shqipëri.

 

Ndaj e nisëm këtë rrugë,

Duam bukë, duam punë,

Duam të jetojmë të lirë,

Duam të jetojmë më mirë.

 

Alo, alo, na shpëtoni!

Ç’po buçet ky telefoni,

Jemi gra, jemi fëmijë,

Duam ndihmë të na vijë!

 

Por posejdonët e rinj,

Me ata shpirtrat e zinj,

ngrohen me kondicionerë,

S’mendojnë për  shpirtrat e mjerë.

 

Zërin lart televizioni,

Ngrehuni dhe i ndihmoni!

Porse zërat nuk dëgjohen,

Qytetarët po dënohen.

 

Atë natë, natë janari,

Atë natë, natë acari,

Nëntëmbëdhjet humbën jetë,

Tetë u zhdukën nëpër det.

 

Kjo paria kot më kot,

Krokodili po derdh lot,

Derdhi lot dhepsherëtiu,

Me vajefamiljetnxiu.

 

Porse Zoti nuk harron,

                       Ai rri edhe përgjon,

Shkaktarët e vërtetë,

Qofshin mallkuar përjetë!

 

Tiranë, janar 2004.

 

*          Sipas  grekëve  të  vjetër  ishte  perëndia e detrave. Kur zemërohe,j shkaktonte stuhi në det.

**        Uliksi, mbreti i Itakës.

***      Qikllopi Polifem ishte i biri i Posejdonit, që Uliksi i qorroi syrin

 

 

Please follow and like us: